E martë, 24 Dhjetor, 2024

Vazhdojnë skandalet në pushtetin e Lladrovcit, qytetarës i sigurohet vendi i punës pa konkurs [DOKUMENT]

Kandidatët, të cilët e synojnë pozitën e mësimdhënësit në shkollat e komunës së Drenasit, nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen asnjë kriteri ligjor për pranim, shkruan portali rajoni.org.

Në pushtetin e Ramiz Lladrovcit në disa raste kërkesat ligjore të konkurseve publike duket se anashkaloheshin tërësisht.

Një rast i tille portali rajoni.org, ka zbuluar në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Drenasit e cila ka punësuar në çerdhe publike “Ardhmëria” pa konkurs Ilirjana Elshani – Hoxha, zbulon portali rajoni.org.

Kontrata për punësimin e saj është nënshkruar me 6 tetor të këtij viti nga drejtori i DKA’së, Muhamet Gjoka.

Rajoni mëson përmes burimeve të sigurta brenda komunës se Drenasit, se ajo është punësuar me kontratë mbi vepër dhe sipas të njejtave burime pretendohet se një veprim të tille drejtori Gjoka e ka ndërmarrë “krye në vetë pa dijenin e Ramiz Lladrovcit”.

Portali rajoni.org ka kërkuar sot gjatë ditës sqarime nga Zyra për informim e Drenasit që ta sqaroj statusin aktual të kësaj kandidateje, por deri në publikimin e artikullit kjo nuk ka ndodhur./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer