Saturday, August 2, 2025

Vazhdon kapja: Aktivisti i zellshëm i VV-së emërohet drejtor i përgjithshëm i Institutit të Administratës, Muzliukaj ishte edhe i arrestuar

Kapja e institucioneve të pavarur nga Qeveria Kurti nuk ka të ndalur. Ndonëse qeveri në detyre, kabineti qeveritar po e vazhdon zellin e moçëm për vendosjen e aktivistëve të VV-së në pozita kyçe në administratë publike.

Hysen Muzliukaj, ishkëshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, sot është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike.

Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë në detyrë pwr njw mandat katër vjeçar.

Muzliukaj, i cili në shtator të vitit 2022 është emëruar këshilltar i Pecit, prej vitesh ka qenë aktivist i zellshëm i VV-së.

Si aktivist i partisë së Kurtit ai ishte zgjedhur edhe asamblist i VV-së në Mitrovicë. Në mandatin e dytë të Agim Bahtirit si kryetar i Mitrovicës, ai është ishte emëruar dhe si drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Madje, për shkak të “bëmave” në këtë drejtori ai edhe ishte arrestuar si i dyshuar për korrupsion në vitin 2023.

Ai ishte arrestuar bashkë me Faruk Mujkën, drejtorin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, i cili dyshohej për korrupsion derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

Pas arrestimit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e kishte shkarkuar Muzliukajn nga posti i këshilltarit.

Hysen Muzliukaj ka qenë mjaft aktiv edhe gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit.

Në disa postime në profilin e tij në “Facebook” ai i është referuar kryetarit të VV-së, Albin Kurti, si “baba”.

Babo faleminderit që ekziston! Po i prejna të dielen krejt deri në rrënjë! Naten e mirë e gjumin sheqer o 500 mijë zemrat e kuqe”, kishte shkruar në profilin e tij në “Facebook”, një ditë para zgjedhjeve.

Ai kishte komentuar edhe fyerjet që Kurti ua kishte bërë opozitës në fjalimin e fitores.

BABA ja u kallxon vendin përherë dhe përgjithmonë!”, kishte shkruar ai.

Kurse, tani ëshët angazhuar në mbështetje të shefit të tij, Faton Peci, në garën për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

“Mitrovica është zemra e Kosovës. Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer