E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vazhdon “lufta” Ten Hag-Sancho, tekniku holandez: Nuk flas për lojtarët e padisponueshëm

Vazhdon ‘lufta’ në kampin e Manchester United ku protagonist është trajneri Erik Ten Hag dhe sulmuesi Jadon Sancho.

Sulmuesi anglez është përjashtuar nga skuadra e parë nga trajneri Erik Ten Hag për shkak të arsyejeve disiplinore.

Pas fitores në EFL Cup 3-0 ndaj Cyrstal Palace, trajneri Erik Ten Hag është pyetur nëse çështja e tij me Jadon Sanchon është afër zgjidhjes. Megjithatë tekniku holandez ka thënë se kjo gjë varet nga sulmuesi anglez dhe jo nga ai.

“Kjo varet nga ai, unë nuk flas për lojtarë të padisponueshëm”, deklaroi Erik Ten Hag.

Trajneri i Manchester United u kërkua më tej për një koment, për të cilin ai shtoi: “Nuk e di, varet nga ai”, tha Ten Hag.

Sancho e quajti Ten Hag një gënjeshtar në rrjetet sociale pasi ky i fundit e la jashtë atë për një ndeshje për shkak të çështjeve disiplinore.

Anësori ka refuzuar që atëherë të kërkojë falje dhe ishte në lajme për fshirjen e llogarisë së tij në Instagram.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer