Monday, March 17, 2025

Vdekja e Haxhi Thaçit/ Flet doktori nga Drenica që e trajtoi deri në momentet e fundit në kardiologji

Doktorri Besnik Mehani ka ndarë fjalët e tij prekëse për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi Thaçi, duke shprehur ngushëllime për familjen Thaçi dhe duke treguar përkushtimin e tyre të madh deri në momentet e fundit.

Postimi i plotë:

E nderuara familja Thaçi,
Me keqardhje të thellë ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi.
Pata nderin dhe përgjegjësinë që ta trajtoj dhe mjekoj deri në momentet e tij të fundit sonte në Klinikën e Kardiologjisë. E pashë nga afër përkushtimin tuaj të madh ndaj tij dhe forcën që ju karakterizon si familje.

Humbja e një prindi është dhimbje e madhe, por kujtimi dhe vlerat e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

Me respekt,
Dr. Besnik Mehani

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer