Sunday, August 24, 2025

Vdekja e Mitrovicasit, mërzit edhe bashkëpartiakët e tij: Ish kryetari i LDK-së, Safet Kamberi shpreh ngushëllime

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Mitrovicë Safet Kamberi, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Nevzad Shabanit nga Kçiqi.

“Sot morëm një lajm të rëndë, u nda nga jeta, në moshë të re, Nevzad Shabani nga Kçiqi,” ka shkruar Kamberi.

Ai e ka përshkruar të ndjerin si një djalë të rrallë, të urtë, të përkushtuar dhe gjithmonë pranë aktiviteteve të LDK-së dhe iniciativave për të mirën e përbashkët.

“Nevzi nuk ishte vetëm aktivist, por mishërim i sinqeritetit dhe i vullnetit të mirë. Me sjellje të qetë, me zemër të madhe dhe me shpirt të gatshëm për të ndihmuar, ai fitoi respektin dhe dashurinë e të gjithëve që e njohën,” është shprehur Kamberi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer