Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur, Enver Petrovci. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, ka shkruar një familjar i tij, Amir Petrovci.