Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare arsimtari i njohur nga Krasaliqi i Skenderajt, Latif Rexhep Sallahi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se ai u nda nga jeta sot.
Sallahi njihej si mësues i përkushtuar, baba e gjysh i dashur, dhe një figurë e respektuar në komunitet. Për dekada me radhë, ai ka edukuar breza nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin e Drenicës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 09.12.2025, në orën 15:30, në fshatin Krasaliq të Skenderajt.
E pamja do të mbahet për tre ditë (10, 11, 12 dhjetor) në lokalin “Foto Enigma”, pronë e të ndjerit, në Drenas, në rrugën “Adem Mulaj”.
Familja Sallahi, me zemra të thyera, ka kërkuar nga të gjithë të afërmit dhe miqtë që ta kujtojnë Latifin me respektin që ai e meritonte.
Ngushëllime të sinqerta familjes Sallahi.