Ka ndërruae jetë gruaja e shkrimtarit të madh Rifat Kukaj, Fatime Gjinovci Kukaj, në moshën 86 vjeçare.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, e martë, me 12 shtator 2023, në ora 16:00, në varrezat e lagjes Kukaj, në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit.
Familjarët kanë njoftuar se e pamja do të organizohet për tri ditë, të mërkurën, të enjtën dhe të premtën, me 13, 14 dhe 15 shtator 2023, prej orës 10:00 deri në orën 16:00, në Hotel Nartel, në Prishtinë (afër Stacionit të Autobusëve).