Sot ka ndërruar jetë Naim Kerolli, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga luftëtarët e parë të lirisë. Ai ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, duke dhënë gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Gjatë gjithë jetës së tij, Naim Kerolli qëndroi i përkushtuar ndaj idealeve të lirisë, pa bërë zhurmë apo duke kërkuar lavdi për sakrificat e tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e mërkurë), në orën 17:00, në varrezat e fshatit Polac.