Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teknik i shkëlqyer medicinal, Xhevdet Kastrati nga Verbovci i Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e Xhevdetit e ka dhënë kryetari i OVL – UÇK në Drenas, Enver Hajdari.
Postimi i plotë:
Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot u nda nga jeta veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teknik i shkëlqyer medicinal, Xhevdet Kastrati.
Xhevdeti ishte shembulli i atdhedashurisë dhe sakrificës, duke kontribuar me përkushtim të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai dha gjithçka nga vetja në shërbim të popullit, duke shërbyer si teknik medicinal gjatë luftës dhe duke vazhduar pas saj punën e tij me profesionalizëm dhe humanizëm për të mirën të shoqërisë së komunës sonë.
Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë, dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, dega në Drenas, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
Lavdi jetës dhe veprës së Xhevdet Kastratit!