Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Shaban Bujupi nga fshati Arllati i Komunës së Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e Shabanit e ka dhënë kreu i OVL – UÇK në Drenas, Enver Hajdari.
Hajdari ka thënë së Shabani do të mbahet mend gjithmonë si një luftëtar i paepur dhe një njeri me vlera të larta atdhetare.
Varrimi i Shaban Bujupit bëhet nesër, më datë 29.11.2024, ditë e premte, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Arllat, Komuna Drenas.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Shaban Bujupi.
Shaban Bujupi ishte një shembull i përkushtimit, guximit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. Ai do të mbahet mend gjithmonë si një luftëtar i paepur dhe një njeri me vlera të larta atdhetare.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Drenas, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bujupi, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij.
Varrimi i Shaban Bujupit bëhet nesër, më datë 29.11.2024, ditë e premte, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Arllat, Komuna Drenas.
Lamtumirë, Shaban! Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë në kujtimet tona dhe në historinë e lavdishme të luftës për liri.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Dega në Drenas