Thursday, March 26, 2026

Vdes ish ushtari i UÇK’së nga Polluzha e Drenasit, sot i jepet lamtumira e fundit

Ka ndërruar jetë veterani i luftës nga fshati Polluzhë e Drenasit, Fadil Rrustem Kastrati.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar edhe për kohën e ceremonisë mortore.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Polluzhë, duke filluar nga ora 16:00.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, ju njoftojmë se ceremonia e varrimit të vëllait tonë, Fadil Rrustem Kastrati, do të bëhet sot në varrezat e fshatit Polluzhë, duke filluar nga ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer