Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Besnik Deliu ka ndërruar jetë.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Sipas njoftimit, thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policisë.
“Telegram ngushëllimi,
Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Besnik Deliu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!
Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës”, shkruhet në status.