Sot në orët e hershme të mëngjesit, nga një sëmundje e papritur, ka ndërruar jetë zyrtari social në Komunën e Drenasit, Avni Lladrovci.
Avniu ishte kushëriri i parë i kryetarit, Ramiz Lladrovci. Kryetari Lladrovci e kujton si familjar e njeri të mirë, punëtor e atdhetar, i cili punoi ndershëm tërë jetën e ti, edhe si zyrtar social. Avniun do ta kujtojmë gjithmonë për dashamirësinë e tij dhe veprat e mira, ka thënë kryetari Lladrovci për Avniun.
Varrimi i Avni Lladrovci do të behët sot, në varrezat e Gllanasellës, afër shkollës së Dobroshecit, në ora 19:00.