Ka ndërruar jetë nëna e dëshmorit të Kombit Skender Shala, Miradije Tahiraj Shala nga fshati Vuçak i Komunës të Drenasit, shkruan rajoni.org.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Drenasit përmes telegramit të ngushëllimit të dërguar nga Lladrovci tek familja Shala.
Postimi;
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës Miradie Tahiraj Shala, nënës së dëshmorit të kombit, Skender Shala.
Familjen Shala e ka ngushëlluar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shala, miqtë, shokët dhe gjithë farefisin. Humbja e një nëne është dhimbje e madhe, veçanërisht kur ajo ka rritur e edukuar një hero që dha jetën për lirinë e vendit”, ka thënë Lladrovci.