Një tjetër rast tragjik është shënuar në vendin e punës, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në një objekt ndërtimor përgjatë magjistrales Ferizaj – Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të shtunen në mesditë ndërsa personi quhet Triumf Islami.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
I ndjeri është nipi i deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj.
“Edhe pse ike shumë shpejt, kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Qofsh i parajsës, Triumf. U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur”, ka shkruar Qalaj në Facebook.