E premte, 8 Nëntor, 2024

Vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur në burgun e Pejës në moshën 65 vjeçare.

‘’Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot rreth orës ‪09:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri R.M, i lindur më 1958.’’ –thuhet në njoftimin e ShK-së.

I burgosuri R.M edhe gjatë kohës së mbajtjes së tij në burg ka pasur komplikime shëndetësore.

‘’R.M që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore tanë kohen është trajtuar nga mjekët e Stacionarit dhe specialistët konsultant të fushës.’’ –thuhet tutje në komunikatë.

Sipas ShK-së, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën.

Përkundër përpjekjeve të Spitalit Rajonal të Pejës, i burgosuri nuk arriti të mbijetojë, dhe ndërroi jetë ne spital.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes./GazetaSinjali/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer