Ka ndërruar jetë pjesëtarja e policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari.
Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e Policisë nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtares së Policisë, Mevlude Hajdari, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.