Ka vdekur njeri nga mësuesit me të respektuar të Drenicës, Sadik Halimi nga Komuna e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Ai kishte shërbyer me dinjitet për shumë vite si mesues.
Lajmin për vdekjen e Sadikut e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e tij përmes rrjetit social “facebook”.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 19.12.2025, ditë e premte, u nda nga jeta mësimdhënësi i përkushtuar Sadik Halimi.
Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe te të gjithë ata që e njohën. Ai do të kujtohet përherë për urtësinë, përkushtimin ndaj nxënësve, vlerat njerëzore dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen. Kujtimi i tij do të jetojë gjatë në zemrat tona.
Ngushëllime Familjes Halimi!