Pas një sëmundje kronike ka vdekur oficeri i Policisë së Kosovës nga Smenderaj, Murat Dervishaj, i njohur ndryshe si Bali, shkruan portali rajoni.org
Murati kishte qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Lajmi për vdekjen e Muratit është dhënë në rrjete sociale nga të afërmit e tij.
Bali siç e thërrisnin të gjithë gëzonte respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshëm në popull por edhe ishte shumë i përkushtuar në punën e tij.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 11.05. 2023 në orën 17:00 në vendlindjen e tij në Kostërc të Skenderajt.