Familja Blakaj ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre, shkruan portali rajoni.org.
Hava Blakaj nga Vrella e Istogut ka ndërruar jetë.
E ndjera ishte zyrtar policore që gëzonte respekt të madh tek qytetarët dhe kolegët e tij.
Lajmin e ka dhënë Sindikata e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi!
Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Have Blakaj, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Me respekt të thellë,
Sindikata e Policisë së Kosovës