Ka ndërruar jetë arsimtari i Historisë në Skenderaj, Qerim Bajraktari nga fshati Klinë e Epërme e Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e Qerimit e kanë dhënë familjarët përmës rrjetit social “facebook
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë (22 nëntor) nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Klinë e Epërme.
Postimi:
NJOFTIM MORTOR:
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.”
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, Qerim (Hamëz) Bajraktari.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë (22 nëntor) nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Klinë e Epërme.