E enjte, 14 Nëntor, 2024

Vdes veterani i luftës dhe atdhetari nga Drenica

Ka vdekur veterani i luftës dhe atdhetari, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale.

Baca Zeqir, ishte ndër më të moshuarit që i ishte bashkuar radhëve të luftëtareve të lirisë, transmeton DrenicaOnline.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 22.03.2023, në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vuçak.

Baci Zeqë ka lënë pas djem e vajza të gjithë të shkolluar e me pozita të larta shtetërore.

Diplomatja Sherife Shala e cila është angazhuar me detyrë si konsule në Turqi, e që është vajza e Zeqir Shalës ka shkruar:

S’të them dot lamtumirë, shoku im i përbetuar
Babë, u nisa me ardh te ti. Nuk me prite. Të paktën edhe për një përqafim. Një shtrëngim duarsh. S’të them dot lamtumirë, o shoku im i përbetuar.
Do të të puth në ballë. E pastaj, largohu nga ne, vetëm fizikisht.
U prehsh në parajsen e përjetshme!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer