Sunday, May 4, 2025

Vdes polici Mujë Tahiri – gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Dje ka ndërruar jetë zyrtari policor Muj Tahiri nga Gërmova e Vitisë. Nga Sindikata bëhet e ditur së atij me datë 30 prill 2025, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i është përkeqësua gjendja shëndetësore, e cila për fat të keq ka rezultuar fatale për të.

Zyrtari policor Muj Tahiri ishte pjesë e Gjeneratës së 36-të të Akademisë së Policisë dhe e filloi shërbimin në Policinë e Kosovës më 06 tetor 2008.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më 03 maj 2025, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë.

Postimi i sindikatës:

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datë 02 maj 2025, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë zyrtari policor Muj Tahiri. Më 30 prill 2025, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, iu përkeqësua gjendja shëndetësore, e cila për fat të keq rezultoi fatale. Zyrtari policor Muj Tahiri ishte pjesë e Gjeneratës së 36-të të Akademisë së Policisë dhe e filloi shërbimin në Policinë e Kosovës më 06 tetor 2008. Gjatë gjithë karrierës së tij u dallua për përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm. Pas vetes la bashkëshorten dhe tre fëmijë. Ceremonia e varrimit do të mbahet më 03 maj 2025, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë. Policia Rajonale e Ferizajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zyrtarit policor Muj Tahiri – familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer