Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Duraj të Kaçanikut, ku brenda të njëjtës ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe nipi i saj.
Shpend Nexhmedin Zenuni, i riu nga Duraj, ka humbur jetën pas komplikimeve shëndetësore që, sipas burimeve familjare, dyshohet se lidhen me një ndërhyrje kirurgjikale në lukth, të kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës. Pas operacionit, atij dyshohet t’i jetë shfaqur një infeksion në zonën e ndërhyrjes, gjë që besohet të ketë çuar në përkeqësimin e gjendjes së tij deri në vdekje.
Tragjedia është thelluar edhe më shumë pasi në të njëjtën ditë ka ndërruar jetë edhe gjyshja e Shpendit, Mirije Prushi-Zenuni, nëna e babait të tij, duke sjellë dy humbje të mëdha për familjen Zenuni.
Varrimi i tyre do të bëhet sot në orën 14:00, në fshatin Duraj të Kaçanikut.