Kosova ka barazuar në shtëpi me Zvicrën me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024.
Helvetët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Edimilson Fernandes dhe Xherdan Shaqirin, por në të dyja rastet në vend ishte Aro Muric. Kosova rrezikoi bukur me Milot Rashicën në minutën e 11-të, por portieri Yaan Sommmer pret goditjen.
Zvicra mori epërsinë në minutën e 14-të, kur Remo Freuler shënoi pas asistimit të Fernandes për 1-0. Por Kosova ka mundur të barazojë pas katër minutash, me Vedat Muriqin i cili gjuajti pas asistimit të Rashicës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Sërish në minutën e 27-të ishte Muriqi në rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e 39-të, Muriqi shumë lehtë ka mundur të barazojë shifrat, ku asistimit të Mërgim Vojovodës iu përgjigj mirë me kokë, por Akani futi këmbën dhe topi shkoi mbi portë. Reklama Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e helvetëve, por Kosova kishte raste për barazim. Fraksioni i dytë nisi me të dy skuadrat që kishin kujdes të shtuar. Por atë që nuk e bëri në pjesën e parë, Muriqi e bëri në pjesën e dytë. Zhvillohej minuta e 65-të, kur dyshja Milot Rashica dhe Vedat Muriqi ishin në aksion. Rashica asiston në zonë, Muriqi me kokë shënon për 1-1. Zvicra pasi e pranoi golin, filloi të luante më shumë në sulm, kur rrezikoi në minutën e 75-të, me Fabian Schar, por gjuajtja e tij me kokë shkoi jashtë. Në minutën e 79-të, Zvicra e mori sërish epërsinë, kur Ricardo Rodriguez asistoi te Remo Freuler i cili gjuajti, goditja e tij u devijua nga Amir Rrahmani dhe përfundoi në portën e Muric (2-1). Reklama You May Like Marrja e një pune anësore mund të jetë më e lehtë nga sa e kishit menduar – edhe online Punë nga Shtëpia | Kërko reklama | Sponsored Links by Taboola Kosova u lëshua për të barazuar dhe deri në fund nuk u dorëzua. Këtë arriti në minutën e katërt shtesë. Vedat Muriqi shënon për 2-2, një gol të bukur nga brenda zonës. Super asistim i Meriton Korenicës. Zvicra mbetet lider me 13 pikë, Rumania dhe Izraeli janë në vendet dy dhe tre./Telegrafi/