Monday, October 20, 2025

Vëllai i Xhafer Tahirit: Duhet me pasë k*** me përjashtu prej partisë

Xhafer Tahiri i LDK-së ka nënshkruar marrëveshje koalicioni para balotazhit në Vushtrri me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, përkatësisht, kandidatin e kësaj partie për kryetar komune, Sylejman Meholli.

Pamja që erdhi fill pas mbrojtjes që Xhafer Tahiri ia bëri si avokat të akuzuarit për korrupsion nga radhët e Vetëvendosjes, Faruk Muja, ka shkaktuar bujë dhe huti në opinionin publik, madje edhe në vetë LDK-në, duke qenë se ky veprim i Tahirit erdhi pa koordinim me partinë e tij.

Mes shumë reagimesh, ishte edhe ky i gazetarit Lirim Mehmeta j, i cili kërkon nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të përjashtojë nga partia Xhafer Tahirin.

I vëllai i Tahirit, Ahmeti, në një koment te gazetari Lirim Mehmetaj, thotë se për ta bërë këtë veprim ‘duhet me pasë k***”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer