Pushteti i Ramiz Lladrovcit i cili udhëheqë në Komunën e Drenasit ka vazhduar të punësoj aktivistët partiakë. Kësaj here, pushteti ia bëri një vend pune vellaut të ish-kandidates për asambliste në zgjedhjet e vitit 2021, Manushaqe Mulaku – Bekolli, shkruan portali rajoni.org.
Pra, vellau i Manushqes, Genc Bekolli është përzgjedhur në pozitën ‘Inspektor i sherbimeve publike‘.
Në konkursin për këtë pozitë ishin vetëm tre kandidate, ku Genc Bekolli kryesoi me 82 pikë.
Punësimi i tij erdhi pak muaj pas pensionimit të Hakiut, familjar i ngushtë i Gencit – i cili ishtë zyrtare po në këtë drejtori. Saktësisht Hakiu ishtë shef i inspektoreve të mjedisit në drejtorinë e inspeksionit. Pensionimi i tij është bërë në muajin maj, ndërsa punësimi i Gencit është bërë 4 muaj pas, saktësisht me datën 12 korrik 2023!
Më poshtë mund të shihni disa fotografi të motrës se Gencit, Manushaqës me kryetarin Lladrovci nga viti i kaluar (2021), kur ajo kandidonte nga rradhët e PDK’së në zgjedhjet lokale të tetorit.
Rajoni.org ka raportuar edhe më herët për punësime të familjarëve të pushtetit Lladrovcit gjatë këtij viti në Drenas.