Puna dhe suksesi janë mënyra më e mirë për të qenë ambasador i Kosovës në vende të ndryshme të botës, dhe këtë po e bën mjaft mirë diaspora jonë, e cila me punën dhe përkushtimin e tyre ka arritur suksese duke na bërë krenarë të gjithëve.Një sukses të tillë në fushën e sportit kanë arritur vëllezërit Flakron dhe Agon Mazrekaj nga Sllupi Deçanit, të cilët për më shumë se 30 vjet jetojnë në Skandinavi, përkatësisht në shtetin norvegjez. Sukseset në arsim dhe sport janë shembulli i mirë që kanë arritur këta dy djem, dhe për këto suksese kanë shkruar mediat norvegjeze, përfshirë edhe televizionet më prestigjioze në këtë Vendore, shkruan portali rajoni.org
Ata sot janë gjyqtarët kryesorë në finalen e madhe të ragbit norvegjez, një sport shumë i popullarizuar në këtë vend .
Përveç kësaj, Agoni është gjyqtar me renome ndërkombëtare dhe përveç referimit në ndeshjet kryesore botërore, përfshirë edhe ato amerikane, shpesh ligjëron në seminare të ndryshme për ragbin.
Edhe pse kanë prekur majat më të larta në karrierën e tyre dhe popullaritetit , thjeshtësia dhe atdhedashuria janë tiparet e tyre kryesore.
Për ndryshe, Flakroni është ekonomist i diplomuar dhe punon në një institucion financiar norvegjez, ndërsa Agoni është ekspert i IT-së dhe herë pas herë ligjëron në kolegje shtetërore .