E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Vendi që e morri edhe jetën e 8 në Skenderaj, shteti në gjumë

Pa dyshim, rasti tragjik i mbrëmshëm në Kopiliq të Skenderajt, ku një person humbi jetën në një aksident trafiku, është një shqetësim që kërkon analizë të thellë, shkruan portali rajoni.org.

Është e domosdoshme të hetohen shkaqet që çuan në këtë tragjedi dhe të identifikohen masat preventive që mund të parandalojnë përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Në aksin rrugor Skenderaj-Klinë, konkretisht të lagja Shala e Kopiliqit, nga paslufta kanë humbur jetën tragjikisht 8 persona, përfshirë nxënës të shkollës që qarkullojnë në atë zonë.

Banorët e Kopiliqit kanë kërkuar prej kohësh vendosjen e “policëve të shtrirë” pengesa dhe sinjalistikës adekuate për të rritur sigurinë rrugore.

Ata theksojnë për rajonin së me këto masa mund të krijohen parakushte për shpëtimin e jetëve njerëzore.

Është koha për veprim të menjëhershëm, në mënyrë që aksidentet e tilla të mos përsëriten më.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer