Kandidati për deputet i PDK-së me numër 15, Përparim Gruda, ka zhvilluar një takim me qytetarët në fshatin e tij të lindjes, Polac, ku u prit me shpresë, besim dhe mbështetje të madhe.
Gruda theksoi se me energji dhe përkushtim është i vendosur të kontribuojë në ndryshimin që e meriton Kosova, duke ftuar qytetarët që më 28 dhjetor t’i bashkohen fitores së Partisë Demokratike të Kosovës, me Bedri Hamzën kryeministër.
Postimi:
Në fshatin tim të lindjes, në Polac, me zemër plot shpresë dhe besim, me energji e përkushtim të madh për ta sjellë ndryshimin që e meriton Kosova. Më 28 dhjetor, drejt fitores së PDK-së!
#PDK130✅
#BedriHamza1✅
#PerparimGruda15✅

