E diel, 24 Nëntor, 2024

Vera Ora shfaqet krah presidentes Osmani: Pas çdo gruaje të fortë është një grua më e fortë

Psikiatrja e njohur, Vera Ora, po qëndron prej disa ditësh në Kosovë bashkë me burrin e saj, Besnik Sahatçiun.

Ajo ditë më parë u pa në Prizren në ngjarjen më të madhe kulturore të vendit, Dokufest.

E së fundmi, nëna e Rita Orës është parë në shoqërinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ato kanë qenë së bashku për ‘Ditën Ndërkombëtare të Rinisë’ duke përkrahur vajzat e reja në futboll.

“Prapa çdo gruaje të fortë, qëndron një grua tjetër”, ka shkruar ajo.

“Faleminderit që më ftuar për të përkrahur vajzat e reja në futboll. Dita Ndërkombëtare e Rinisë”, thotë më tej Vera në postim.

Prindërit e Ritës janë shumë të lidhur me trojet shqiptare pasi vijnë shpesh për vizitë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer