Max Verstappen ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme titullin e tretë kampion radhazi që siguroi që një ditë më parë pas garës sprint në Çmimin e Madh të Katarit.
Holandezi i Red Bull triumfoi në Katar, duke konfirmuar dominimin absolut të tij.
Verstappen dominoi që në start dhe në një pistë ku të gjithë vuanin nga vapa e tepërt, ai nuk bëri asnjë gabim duke drejtuar thuajse si një robot deri në fundin e 57 xhirove, që i dhuruan suksesin e 14-të të këtij sezoni ku nuk kishte rivalë.
Ai la pas dy makinat MekLaren të Piastri dhe Norris, që kanë konfirmuar progresin që u bë në këtë pjesë të sezonit nga skuadra e tyre.
Më pas me radhë ishin Rasëll, Lëklkerk, Alonso, Okon, Botas, Guanju dhe Perez që mbyllën garën në zonën e pikëve.