Një person dje rreth orës 20:48 në Komunën e Drenasit ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se në rrethana të paqarta është vet-plagosur në këmbë me armë zjarri, shkruan portali rajoni.org.
Policia bënë të ditur së në vendin e ngjarjes (në veturë) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në hetime.