Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Qungur në Pejë.
Sipas burimeve të Insajderit, një person ka vdekur në vend të ngjarjes
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Qungur të Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës”, ka bërë të ditur Rugova.
Rasti po hetohet nga trafiku rajonal i Pejës