Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot pasdite në fshatin Polluzhë të Drenasit ka përfunduar me fatalitet
Viktima është Blerta Rexha, e lindur në vitin 2001 nga Prekazi, e cila ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të rënda që mori si pasojë e aksidentit.
I fejuari i saj, i cili ishte në veturë me të ndjerën në momentin e aksidentit, është Leutrim Azemi nga fshati Lubavec i Skenderajt. Ai ka pësuar lëndime trupore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK.
Të lënduarit fillimisht janë dërguar me urgjencë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas drejt QKUK-së, ku, sipas burimeve mjekësore, mjeku kujdestar në emergjencë rreth orës 17:00 ka konfirmuar vdekjen e vajzës së re.
Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi shkaqet e aksidentit.
Rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: