Rajoni pak me parë raportoj për një vetaksident të rëndë në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Vojtesh, shkruan rajoni.org.
Mësohet si pasojë e këtij vetaksidenti ka përfunduar i lënduar shoferi.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës për rajonin.
“Vetaksident i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë vendi i quajtur Vojtesh. Si pasojë e vetëaksidentit lëndime ka pësuar shoferi i kamionit”, ka thënë policia për rajonin.
Rajoni ka siguruar pamje të reja nga dr. Hazir Lutfiu, i cili ishte ndër të paret që kanë dhënë ndihmën e parë.