Një vetëaksident ka ndodhur në lagjen “Tirana” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Në adresën e Sinjalit, një sinjalizues ka dërguar video ku shihet se ngasësi i motoçikletës është shtrirë në mes të rrugës. Ndërsa, në ndihmë shihet se i kanë dalë disa kalimtarë të rastit.
Më vonë, në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe ndihma e shpejtë.