E premte, 27 Dhjetor, 2024

Vetëdorëzohet në polici i moshuari që theri me thikë 4 persona në Ferizaj, mbrëmë policia arrestoi presonin e gabuar

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e gabuar për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj. Prokuroria Themelore e Ferizajt ka sqaruar se personi i dyshuar për këtë vepër është vetë dorëzuar sot në mëngjes.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

Ajo ka shpjeguar se personi që është arrestuar mbrëmë, iu është përshtatur profilit të personit që ka kryer këtë vepër. Por është liruar sot.

I dyshuari është me inicialet S.I i moshës 62 vjeçare.

Baftiu bëri të ditur se ai është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vrasje në Tentativë”

Person tjetër i dyshuar që ju ka përshtat profilit të dyshuar në këtë rast. Ka qarkulluar në media me inicialet E.S. Ai është liruara. Ndërsa sot është ndaluar një tjetër person me inicialet S.I. është ndalu në kohëzgjatje 48 orë për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë“, tha Baftiu.

Insajderi ka mësuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj katër personave është  Fadil Islami.

Sipas prokurorisë, i njëjti ka precedent penal për veprën penale “Vrasje”

Po ashtu Gazeta ka mësuar se dy vajzat e vogla janë të komunitetin ashkali ndërsa njeri i moshës madhorë është shtetas shqiptar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer