E premte, 4 Tetor, 2024

“Vetëm k***at shiten për para” – Munishi reagon ashpër për skandalin e basteve

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi është shprehur i shqetësuar me situatën e ndodhur në kampionatin italian rreth basteve sportive, ku janë të përfshirë një numër i madh i futbollistëve.

Përmes një reagimi, Munishi është shprehur i shqetësuar, teksa ka shpresuar që kësi raste të mos ketë në futbollin kosovarë.

“Shqetësuese kur sheh çka po ndodh në Itali me lojtarët e klubeve të mëdha si Juventus dhe Milan. Më vjen keq nga lojtarët që po e pësojnë nga ky skandal. Ishalla nuk ka raste të tilla te ne”, ka shkruar fillimisht ai.

Tekniku i Ferizajt është shprehur i habitur se si një futbollist mund të tradhtoj skuadrën e tij dhe tifozët e klubit duke vënë baste të ndryshme, ndërsa nuk ka kursyer as ofendimet për ata që synojnë të vënë baste.

“Si mundet dikush ta tradhtoj ekipin ku luan , tifozët ku luan dhe shokët e skuadrës për para nuk mund ta imagjinoj dot! Luaj futboll fito me dinjitet parat dhe me nderë, mos u bon llaskuc dhe në fund çdo gjë del ne shesh. Vetëm k***at shiten për para dhe kanë çmim, burrat asnjëherë. I love this game”, thuhet në postimin e Munishit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer