E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Veteranët e UÇK-së i gjuajnë telefonat te EULEX-i

Veteranët e luftës i kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit të zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Në një aksion simbolik në kundërshtim të bastisjeve të shtëpive të ish-ushtarëve të UÇK-së, veteranët kanë protestuar dhe i kanë hedhur telefonat e tyre në oborrin e zyrave të EULEX-it të premten.

“A është normale kjo?”, tha udhëheqësi i veteranëve, Faton Klinaku.

Kjo protestë është thirrur për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ditëve të fundit, me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, EULEX-i ua ka konfiskuar telefonat ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit, Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer