Një histori prekëse po trondit zemrat e shumë qytetarëve. Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ansgroci i Drenasit, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por familja e tij nuk ka mundësi financiare për të përballuar shpenzimet e transplantimit, transmeton DrenicaOnline.
Në këto ditë të vështira, familja Shala ka bërë apel për ndihmë, duke falënderuar të gjithë ata që tashmë kanë kontribuar dhe duke i ftuar qytetarët e Kosovës të ndihmojnë sado pak për këtë kauzë humanitare.
“Lusim Zotin që të kalojmë këtë sfidë dhe që të dy të gëzojnë shëndet të mirë”, – shprehet Gani Shala, me shpresën e madhe se bashkëshortja e tij do ta fitojë këtë betejë.
Për t’i dalë në ndihmë kësaj familjeje është angazhuar edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit dhe bashkëvendasi i Ganiut, Gani Krasniqi.

Nëse dëshironi të ndihmoni, mund të kontaktoni në numrin: 049 978 403
Ose të kontribuoni në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank: 150-107-0000166526