Saturday, July 5, 2025

Vetëvendosje dënohet edhe për atë që mbështetësit ngritën tre gishtërinj në Skenderaj sikurse paramilitarët serbë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar 35 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të gjuhës denigruese ndaj partive të tjera opozitare në Skenderaj dhe Drenas.

Ankesat janë deponuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dënimet ndërlidhen me gjuhën fyese ndaj mbështetësve të këtij subjekti politik. Gjegjësisht, përmenden fjalimet e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Dimal Bashës, Fitore Pacollit e Faton Pecit.

Në mesin e dënimeve është edhe sjellja e mbështetësve të VV’së, që iu përngjante paramailitarëve serbë.

“Në tubimin e mbajtur në Komunën e Skenderajt janë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale dhe mediat elektronikë të mbështetësve të LVV, të mbledhur në këtë tubim, duke ngritur tre gishta lartë, gjest i cili është simbol ekskluziv serb, i cili në tre vitet e fundit ka marr ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP’së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer