Një veturë zyrtare 02Z, është parë sot në ditë vikendi në orët e mbrëmjës në qytetin e Mitrovicës.
Lexues të portalit rajoni.org kanë dërguar pamje, ku shihet vetura zyrtare me targa me numër 02Z/ 12 -28 në ditë vikendi dhe në orët e mbrëmjës.
Kujtojmë që keqpërdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale sidomos gjatë vikendit është bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë.
Madje në shumë raste, përdoruesit e tyre i keqpërdorin asetet publike për t`i kaluar pushimet edhe në bregdetin shqiptar.