Në fshatin Burojë të Skenderaj dyshohet se ka ndodhur një rast i rëndë, pasi një person dyshohet se ka bërë vetvrajse, shkruan rajoni.org.
Rajoni mëson nga burimet e veta së personi që është gjetur i vdekur është, F. Ramadani, i moshës 39 vjeçarë.
Rajoni mëson së i njëjti është gjetur në një aher i lidhur për litari,
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës për rajoni.org.
“Sot me datën 01.06.2025 rreth ores 06:51 policia ka pranuar informaten nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se eshte sjell nje person moshes madhore pa shenja jete. Njësit relevante kane dal ne vendngjarje.
Me urdher te prokurorit kujdestar rasti eshte duke u hetuar si ,, Hetim i vdekjes”, dhe trupi i pa jete eshte derguar per obduksion ne IML”, thuhet në përgjigjjen e tyre për rajonin.