E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vidhen lopa e viçi nga një stallë në Drenicë, pronari kërkon ndihmën e Policisë

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Gllanasellë të Drenasit, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dyshohet që persona të panjohur kanë hyrë brenda shtallës dhe kanë marrë dy nga bagëtitë. Bazuar në dëshminë e tij, vlera e lopës dhe viçit që u vodh kap vlerën e 2 mijë e 500 eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer