Një person nga Komorani i Drenasit ka njoftuar policinë se persona të panjohur, nga vend punishtja e tij, i kanë vjedhur automjetin-kombi me mjete pune në të dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti i vjedhjes së rëndë është lajmëruar të mërkurën rreth orës 00:30 minuta.
Lidhur me rastin është informuar edhe
prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.