Sot, në fshatin Qirez të Skenderajt ka nisur realizimi projekti i Subqendrës, i cili ngërthen në vete transformimin e hapësirës përreth në një zonë moderne urbane.
“Ka filluar edhe zyrtarisht realizimi i premtimit të Qeverisjes lokale në Skenderaj, për ndërtimin e Subqendrës në Qirez, teksa solemnisht vënien e gurthemelit e kanë bërë dy burrat e respektuar nga kjo anë, Sheremet Sejdiu e Brahim Rexhepi, pas të cilëve edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, ish-komandanti Jakup Nura, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku dhe asamblistët e Kuvendit Komunal, Liridona Koci e Fikret Rexhepi”, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.
Bëhet e ditur se ky është projekti i dytë i subqendrave të premtuara, pas atij në Runik.
“Në kuadër të këtij projekti kapital qendra e fshatit Qirez do të transformohet në një hapësirë moderne urbane, hapësirë për afarizëm, do të ketë sheshin e rregulluar me infrastrukturë përcjellëse dhe qendrën rekreative”, përfundon njoftimi.
Vihet gurthemeli i Subqendrës në Qirez, qendra e fshatit pritet të transformohet në një hapësirë moderne urbane
Sot, në fshatin Qirez të Skenderajt ka nisur realizimi projekti i Subqendrës, i cili ngërthen në vete transformimin e hapësirës përreth në një zonë moderne urbane, transmeton VeriuInfo.