E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Viktima në Podujevë dyshohet se u vra nga një 15-vjeçar

Podujeva është tronditur sot nga një vrasje që ka ndodhur mesditë. Valmir Breznica është qëlluar për vdekje në një market në Podujevë.

Indeksonline raporton se Breznica është qëlluar nga një person i moshës së mitur.

Dyshohet se dorasi është rreth 15 vjeçar. Në këtë incident ka mbetur e plagosur gruaja e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, u shpreh Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Podujevë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer