Thursday, April 2, 2026

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë

Viktor Buzhala, ish kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga kjo parti.

Përmes një deklarimi publik, Buzhala ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e largimit është mungesa e angazhimit dhe e mundësisë për të kontribuar në kuadër të partisë.

“Kam vendosur të largohem nga partia Guxo. Nuk më mjafton, as nuk më plotëson të qenurit vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike,” ka thënë ai.

Ai thekson se për t’u përfshirë në politikë ka bërë sakrifica personale, me qëllimin e vetëm për të kontribuar, por sipas tij kjo mundësi nuk i është dhënë deri më tani.

Buzhala ka sqaruar se nuk ka arritur të bëhet deputet dhe nuk është pjesë e asnjë institucioni apo strukture brenda partisë Guxo, duke shtuar se nuk i është ofruar asnjë përgjegjësi.

“Situata ku mbetem totalisht i paangazhuar bie ndesh me arsyen pse jam angazhuar në politikë,” është shprehur ai.

Në fund, ai ka falënderuar bashkëkryetaren e Guxo-s, Donika Gërvalla, për mbështetjen e dhënë që nga fillimi, ndërsa ka theksuar se bindjet e tij politike mbesin të pandryshuara.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer